Lajmi i fundit

Përfundon numërimi/ Demokratët e Kurbinit zgjedhin kryetarin e ri të degës

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Lumasit në protestë për ujin: Do bëjmë kallëzim ndaj dhunës

15:02, 24/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Lumas në bashkinë Kuçovë janë rikthyer në protestë për mbrojtjen e burimit të Sinecit. Një ditë më parë banorët janë përplasur me policinë, ndërsa sot kanë bllokuar rrugën për të penguar punimet që po kryhen në këtë burim.

Nga SYRI TV

Të enjten banorët e Lumasit në bashkinë Kuçovë janë përplasur me policinë lokale, pasi kanë zhvilluar një protestë te burimi i ujit të Sinecit.

Pamjet në kronikë janë të përplasjes së banorëve me policinë, të cilët kërkojnë që firma Salillari të ndalojë punimet për marrjen e ujit të burimit të Sinecit.

Këtë të premte, banorët vijuan përsëri protestën e tyre, duke bllokuar rrugën ku kalojnë makineritë e rënda të firmës Salillari, për të shkuar te burimi i ujit në Sinec.

Banorët thonë se për dhunën e policisë kanë bërë kallëzim, ndërsa zotohen se nuk do të lejojnë t`u merret uji i burimit të Sinecit.

Avokati i banorëve, Arben Llangozi, ka deklaruar se punimet e firmës janë të kundërligjshme, ndërsa ngriti akuza për dhunën e ushtruar nga policia kundër banorëve.

Banorët shprehen se,firma nuk duhet të kishte filluar punimet pasi leja e punimeve i ka përfunduar dhe kjo leje nuk është rinovuar prej saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco