VIDEO-SYRI TV/ Fier, mungon ngrohja në shkolla, bashkia nuk ka bërë furnizim me lëndë djegëse

14:01, 10/02/2023
A+ Aa A-

Sistemet e ngrohjes në shkollat e qytetit të Fierit nuk funksionojnë në këto ditë të acarta të dimrit. Disa shkolla janë të pajisura me sistem kaldaje por nuk ndizen, pasi bashkia nuk ka bërë furnizimin me lëndë djegëse. Në të tilla kushte nxënësit ngrohen përmes rezistencave të vogle elektrike të cilat i kanë siguruar privatisht.

Nga SYRI TV

Në këto ditë të ftohta të dimrit ku temperaturat kanë shkuar në minus, sistemet e ngrohjes në shkollat e qytetit të Fierit nuk funksionojnë. Nxënësit ngrohen me rrezet e diellit që hyjnë nëpër klasa apo rezistencave të vogla elektrike, që kanë siguruar vetë.

Ky gjimnaz ka dy godina me klasa të mbipopulluara. Në godinën e vjetër nuk ka sistem ngrohje por në klasa ka rezistencë elektrike dhe janë të mbipopulluara. Ndërsa godina e re është me sistem ngrohje kaldajë në korridore e klasa, por nuk janë ndezur pasi bashkia nuk ka bërë furnizimin me lëndë djegëse.

Në shkollën 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ çdo klasë është e pajisur me soba, por nxënësit pohojnë se nuk ndizen.

Tjetër situatë paraqitet në shkollën e mesme profesionale ‘Petro Sota’. Sistemi i kaldajave është në gjendje pune, pohon drejtoresha e shkollës.

Në kushtet ku i ftohti ka mbërthyer vendin dhe bashkia nuk u ka kaluar shkollave sasinë e nevojshme të lëndëve djegëse për ngrohje, nxënësve u mbetet të sigurojnë ngrohjen me rezistenca apo të presin që dielli të lëshojë rreze në klasat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco