SYRI TV/ ‘Ecim nëpër acar për një bidon qumësht’, blegtorët e Korçës: Vetëm mbijetojmë

13:20, 07/02/2023
A+ Aa A-

Prej vitesh bëjnë të njëjtin itinerar si në kohë me diell ashtu edhe në acar, për të shitur një bidon qumësht. Blegtorët në Korçë shprehen se në këtë mënyrë vetëm fitojnë bukën e gojës dhe asgjë më shumë, teksa theksojnë se nëse u jepet mundësia do të largohen nga Shqipëria.

Nga SYRI TV

Edhe pse temperaturat shkojnë në minus, dhe ngricat kanë mbuluar rrugët, blegtorët e e fshatrave të Korçës nuk ndalen dhe vijojnë të shesin qumështin në qytet. Ata shprehen se e bëjnë prej vitesh këtë aktivitet por paratë e fituara mjaftojnë vetëm për të mbijetuar.

Ata rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve dhe tregojnë se nëse do të kenë mundësi do të largohen nga Shqipëria.

Ndihma nga shteti për ta ka qenë pothuajse zero  e ndërkohë sipas tyre është e vetmja mundësi ekonomike për familjet e tyre është shitja e qumështit.

Gazetare: S.Xhomaqi

Pamjet: Syri TV

Montazhi: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco