SYRI TV/ Shpopullimi lë pa fuqi punëtore, biznesin, Shezai Çobo: 200 punëtorë nga Azia në Fier

13:50, 06/02/2023
A+ Aa A-

Qindra shtetas nga Azia po punësohen nga biznesi në Fier dhe Vlorë, kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe fasonerisë. Por, ekspertët e fushës së biznesit dhe punësimit, shprehen se punëtorët e huaj po rrisin kostot për biznesin vendas, ndërsa tregojnë se zgjidhja është rritja e pagave për punonjësit shqiptarë.

Nga SYRI TV

Kreu i Dhomës së Tregtisë në Fier, Shezai Çobo, ka pohuar se disa biznese kanë marrë fuqi punëtore nga vende të ndryshme të Azisë. Ai shprehet se deri tani janë të paktën 200 shtetas nga vendet aziatike, të cilët kanë lidhur kontrata me bizneset në Fier. Shezai Çobo tregon gjithashtu se si mund të pengohet largimi i fuqisë punëtore shqiptare në emigrim.

Në këtë logjikë është edhe agjenti i punësimit në Vlorë, Helidon Deliu, i cili shprehet se marrja e punonjësve nga vendet e azisë, është kosto shtesë për biznesin. Sipas Deliut, në Vlorë, kërkesa më e lartë për krah pune është nga sektori fason dhe ai i ndërtimit.

Gazetarë: Xh.Beharaj, G.Këllçiu

Operator: A.Mara

Montazhier: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco