VIDEO-SYRI TV/ Ujërat e zeza në Lezhë, banorët: Nuk hapim dot dyer e dritare

14:33, 05/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e një blloku pallatesh në Lezhë, ankohen për mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. Ata shprehen se sa herë ka reshje, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe duke u bërë rrezik për shëndetin e tyre.

Nga SYRI TV

Banorët e një blloku pallatesh pranë komisariatit të Policisë në Lezhë janë të rrezikuar nga ujerat e zeza të cilat kanë dale në sipërfaqe.

Kjo situatë ka rritur rrezikun e përhapjes se ndonjë sëmundje, ndërsa banorët nuk hapin dot dyer dhe dritare nga era e rëndë.

Ata fajësojnë pushtetin vendor për mungese vëmendje dhe apelojnë për ndërhyrje të shpejtë.

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë mbushur me ujë katet e nëndheshme të pallateve, duke përzier ujerat e bardha me ato të zeza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco