SYRI TV/ Degradohet rruga e ish-Frutores në Lezhë, banorët: asnjë investim prej 30 vitesh

15:08, 04/02/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ndodhet vetëm 2 km larg bashkisë së Lezhës, rruga në lagjen e ish-Frutores është degraduar pothuajse në të gjithë gjatësinë. Banorët pohojnë se prej 30 vitesh nuk është investuar, ndërkohë që paguajnë rregullisht taksat e bashkisë, por mungon shërbimi.

Nga SYRI TV

Degradimi i rrugës në zonën e ish-Frutores në Lezhë, po e bën të pa mundur jetesën e dhjetëra familjeve. Ato pohojnë se i janë drejtuar disa herë bashkisë, por ende nuk kanë marrë zgjidhje. Kjo zonë sipas banorëve është lënë totalisht në harresë, ku prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim.

Në ditë me reshje, banorët mund të kalojnë vetëm duke veshur çizme llastiku, ndërsa shpesh herë rrezikohen  të përmbyten edhe banesat. Ata thonë se paguajnë rregullisht taksat e bashkisë, por nuk marrin asnjë shërbim.

Edhe pse kjo lagje ndodhet më pak se 2 km larg qendres se qytetit  të Lezhës, asfaltimi i rrugëve në zonën ish-Frutores nuk është futur ende në listën e investimeve të bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco