SYRI TV/ Largimi i të rinjve, mungesë punonjësish në bare e restorante

12:38, 04/02/2023
A+ Aa A-

Baret e restorantet në vend kanë mungesë punonjësish të kualifikuar, për shkak të largimeve masive, por edhe të mungesës së interesit të të rinjve për të punuar në shërbim. Subjektet kanë filluar sjelljen e punonjësve të huaj, ndërsa kostot për baret dhe restorantet po rriten.

Nga SYRI TV

Mungesa e forcës punëtore ka prekur edhe baret dhe restorantet e vendit.  Këto subjekte hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar e për këtë arsye po fillon edhe të implementohet nisma për sjelljen e punonjësve nga vendet aziatike.

Nga ana tjetër, baret dhe restorantet kanë kosto tepër të larta, gjë e cila do të reflektojë rritje të çmimeve. Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, ndërkohë që të dhënat nga INSTAT tregojnë se mungojnë rreth 15.000 punonjës shërbimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco