SYRI TV/ 'Gripi i syrit', mjekët kërkojnë të tregohet kujdes: Mostrajtimi në kohë e dëmton rëndë syrin

12:34, 04/02/2023
A+ Aa A-

Stina e ftohtë ka rikthyer në vend edhe gripin e syrit. Ky virus është ngjitës, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes, pasi mungesa e trajtimit rrezikon syrin.

Nga SYRI TV

Konjuktiviti adenoviral ose gripi i syrit siç njihet ndryshe është shfaqur sërish në popullatë. Mjeku okulist Rubin Topi shprehet se rastet janë të shpeshta, duke treguar edhe lidhjen që gripi i syrit ka me virozat stinore. Okulisti ngre alarmin edhe për mostrajtimin në kohë të konjuktivit adenoviral.

Pavarësisht se rastet janë shtuar, mjekët thonë se situata nuk i ngjan asaj të vitit 2019, ku konjuktivitit adenoviral rrezikoi të kthehej në epidemik, megjithatë specialistët bëjnë thirrje për higjienë maksimale, pasi kjo virozë është ngjitëse.

Gazetar: F. Pasho

Operator: V. Salamaj

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco