VIDEO/ Vdiq nga i ftohti në Pogradec: Ish-futbollisti u gjet me top në dorë

12:00, 04/02/2023
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm një 70-vjeçar, banues në qytetin e Pogradecit, ka gjetur vdekjen nga i ftohti. Lytfi Pilingji me origjinë nga Korça, prej vitesh jetonte në kushte jo normale banimi në qytetin e Pogradecit.

Gjatë këtyre viteve kanë qenë banorët dhe pronarë restorantesh ata që e mbanin me ushqim 70-vjeçarin, ndërkohë që netët i ka kaluar i vetëm në pjesën më të madhe në afërsi të tregut industrial të këtij qyteti, aty ku policia e ka gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm.

Paraprakisht edhe për ekspertët e policisë lokale mendohet se 70-vjeçari ka gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi prej 2 ditësh në Pogradec temperaturat kanë qënë shumë të ulëta.

Endacaku edhe në këtë moshë nuk e ndante një top futbolli nga vetja si për të treguar se në rininë e tij ka qënë një futbollist me të rinjtë e Skënderbeut.

Aq pasion e kishte futbollin sa edhe në rrugët e Pogradecit shfaqej duke luajtur i vetëm futboll. Policia ka bërë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dhe për këtë paraprakisht dhe ekspertët mendojnë se vdekja e 70-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor gjithnjë sipas policisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Pista e vetme e hetimit është ajo e vdekjes nga i ftohti pasi 70-vjeçari Lytfi Pilingji një ditë më parë ka qënë duke lëvizur në afërsi të terminalit si dhe tregut industrial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jemi vend social04/02/2023 16:13

Në këtë vend nuk vdes njeri për bukë ka thënë Rama.

Shto koment

Denonco