Tumori vret, 3500 viktima në vit. Mjekët: S'ka ilaçe

Tumori vret, 3500 viktima në vit. Mjekët: S'ka ilaçe

18:49, 03/02/2023
A+ Aa A-

Ndër llojet e tumoreve ai i mushkërive është më i përhapuri në Shqipëri. Pas tij renditen kanceri i gjirit dhe i lëkurës.

"Sëmundjet onkologjike vazhdojnë të jenë ato sëmundje të cilat janë në rang të dytë pas atyre kardiovaskulare dhe nëse flasim për përqindje ato që zënë afërsisht 40% të gjithë sëmundjeve onkologjike mund të rendisim kancerin e pulmonit, kancerin e gjirit."             

Ryshfeti për një skaner çon në pranga dy mjekët tek QSUT, qytetarëve u kërkohen analiza tek privati

Helidon Nina, drejtor Mjekësor i Spitalit Onkologjik në Tiranë thotë se numri i personave të prekur nga kanceri ka shënuar rritje nga viti në vit.

"Në përqindje më të ulëta nga 2-5% fusim patologjitë e tjera onkologjike si kanceri i zorrës së trashë, kanceri i sferës gjinekologjike, vezika urinare."

Sipas të dhënave të INSTAT të vitit 2021, tumoret ishin shkak për vdekjen e mbi 3 mijë e 400 personave. Statistikat janë shqetësuese por mjeku Nina thotë se vdekshmëria është ulur.

"E kemi ofruar dhe në spitale si diagnostikimin e saktë për pacientët, gjithashtu edhe trajtimin e saktë. Kjo ka bërë të kemi një ulje të vdekshmërisë."

Paraqitja e vonë e pacientëve të mjeku dhe në disa raste mungesa e medikamenteve për trajtimin e tumoreve mbeten problem.

"Rastet e avancuara vazhdojnë të jenë. Në përgjithësi kanë qenë të mbuluara por në momente të caktuar mungesë medikamentesh ka pasur. Përgjithësisht kemi qenë të mbuluar."

Rastet më të shpeshta të kancerit janë vërejtur në grupmoshën 50-70 vjeç dhe më të prekur rezulton të jenë meshkujt. Ndër faktorët e riskut, të parin mjekët listojnë jetën sedentare.

"Duhet të bëjmë një jetë sa më të shëndetshme, të kemi kujdes për ushqimin, aktivitetin fizik që duhet të bëjmë."

Referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke llogaritur rreth 10 milionë vdekje në vitin 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco