Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

SYRI TV/ Investimet elektorale në Vlorë, periferia e diskriminuar, banorët: Baltë në dimër, pluhur në verë

14:40, 31/01/2023
A+ Aa A-

Rreth 200 familje të bllokut të banimit në rrugën “Prenji Petoshati” në Vlorë  prej 2 dekadash bashkëjetojnë me baltën në dimër dhe pluhurin në verë. Banorët shprehen se këtë vit nuk e patën fatin as të përfitonin nga ndonjë investim elektoral, siç ka ndodhur me lagjet e tjera të qytetit bregdetar. 

Nga SYRI TV

Bashkia e Vlorës, prej dy vitesh ka nisur rehabilitimin e dy lagjeve të qytetit konkretisht “1 Maji” dhe “24 Maji”, por nga ky investim është përjashtuar blloku i banimit në rrugën” Prenjo Petoshati” ku jetojnë rreth 200 familje.

Banorët e zonës shprehen se ka mungesë transparence për investimin, teksa shtojnë  këtë radhë nuk patën fatin as të  përfitonin nga ndonjë investim elektoral.

Pamjet që sjell Syri Tv nga ky bllok banimi nuk kanë nevojë për koment, ndërkohë besimi tek bashkia për rehabitimin e kësaj rruge është bjerrë.

E njëjta panoramë paraqitet në shumë lagje periferike të Vlorës, teksa investimet janë përqendruar kryesisht në qendër dhe në zonën e Lungomares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco