SYRI TV/ Fshati Prull i Lezhës, një javë i bllokuar, banorët e hapin privatisht rrugën

12:03, 30/01/2023
A+ Aa A-

Reshjet e  shiut shkaktuan rrëshqitje të dherave, duke bllokuar rrugën që lidh fshatin Spiten me atë të Prullit. Prej një jave bashkia nuk mori asnjë masë për hapjen e rrugëve, duke detyruar banorët që të ndërhyjnë privatisht për të bërë të kalueshëm aksin.

Nga SYRI TV

Prej një jave rruga që lidh fshatin Spiten me atë të Prullit në bashkinë e Lezhës është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Masivi i dheut ka bllokuar një pjesë të aksit, duke izoluar dhjetëra banorë të zonës. Banorët pritën ndërhyrjen e bashkisë për hapjen e rrugës, por prej një jave pushteti lokal nuk ka pasur asnjë interesim për ta.

Banorët kanë kontraktuar privatisht një fadromë dhe kanë nisur punën për hapjen e rrugës, e cila i ka izoluar nga pjesa tjetër e zonës prej më shumë se një jave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco