SYRI TV/ Mësuesve në Roskovec, 5 muaj pa iu paguar transporti, reagon Sindikata

11:59, 30/01/2023
A+ Aa A-

174 mësues që shkojnë nga Fieri në Roskovec për të dhënë mësim, nuk marrin pagesat e transportit që prej muajit shtator të vitit të kaluar. Këtë lajm e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Mësuesve në Fier, Festim Metaj, i cili u shpreh se mësuesit nuk po paguhen për transportin. Mësuesit shkojnë çdo ditë nga Fieri në Roskovec dhe e paguajnë transportin me paratë e tyre, kosto e cila duhet të paguhet nga shteti. Metaj u shpreh se kanë bërë ankesa dhe kërkesa në Ministrinë e Arsimit, por deri më tani çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër.

Nga ana tjetër, Dezdemona Karafili, nënkryetare e Sindikatës së Mësuesve paralajmëroi përshkallëzim të protestës nëse nuk do të marrin pagesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco