VIDEO-SYRI TV/ Memoriali i Skënderbeut kthehet në tualet publik, ku qytetarët kryejnë nevojat personale

15:21, 29/01/2023
A+ Aa A-

Prej gati 9 vitesh, muret antike pranë memorialit të vendvarrimit te heroit kombëtar ‘Gjergj Kastrioti-Skenderbeu’ janë kthyer në tualet publik, duke sjellë edhe ndotjen e monumentit historik. Qytetarët lezhjanë bëjnë përgjegjëse bashkinë e qytetit, duke thënë se kjo situatë vjen për shkak të mungesës së banoreve publike dhe heqjes së rrethimit të zonës historike.

Nga SYRI TV

Zona arkeologjike pranë memorialit të vendvarrimit të heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ në Lezhë, prej vitesh përdoret si tualet publike nga qytetarët, duke e degraduar monumentin historik.

Mungesa e tualeteve publike dhe heqja e rrethimit të zonës arkeologjike prej vitit 2014, ka bërë që shumë persona të papërgjegjshme të futen në zonën historike dhe të kryejnë nevojat e tyre, duke u kthyer një pamje e shëmtuar për qytetaret dhe turistet.

Qytetaret lezhjane fajësojnë autoritetet lokale për situatën e krijuar prej vitesh. Ata kërkojnë nga bashkia Lezhë, ndërtimin e tualeteve publike dhe marrjen e masave për ndalimin e ndotjes se monumentit historik.

Nga ana e Bashkisë së Lezhës bëhet me dije se po pritet aprovimi i Ministrisë së Kulturës për t’i hapur rrugë projektit të rrethimit të zonës arkeologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco