VIDEO-SYRI TV/ Banorët përmbyten nga përroi: Erdhi kryebashkiaku bëri foto e iku

14:28, 29/01/2023
A+ Aa A-

Përroi në Lepenicë u ka shkaktuar dëme të mëdha banorëve të cilët ankohen se kryetari i Bashkisë Selenicë erdhi, beri foto e video dhe nuk mori asnjë mase. Ata tregojnë se nuk ka shtet dhe se të gjithë vijnë për votime dhe më pas nuk kujtohen

Nga SYRI TV

Banorët e fshatit Lepenicë në bashkinë e Selenicës në Vlorë i kërkojnë institucioneve vendore te marrin masa për përroin që u ka dëmtuar banesat, bizneset dhe tokat bujqësore.

Ata tregojnë se janë të zhgënjyer nga shteti të cilët vijnë kur ka zgjedhje e më pas nuk kujtohen.

Në përmbytjet e fundit banorët shprehen se kryebashkiaku i Selenicës erdhi, bëri foto e video dhe nuk u kthye më, për ti dhënë zgjidhje situatës së përmbytjeve.

Përroi u ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa e biznese atyre pak banoreve që kanë mbetur ne fshat

Banorët shprehen se në vitet e fundit bashkia nuk ka bërë asnjë investim në këtë fshat, madje nuk e ka përfshirë farë në buxhetin e saj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco