SYRI TV/ 'Lirimi me kusht' i gjyqtarit Florjan Kalaja: Ka 3 ndalesa që e refuzojnë atë

15:39, 27/01/2023
A+ Aa A-

Mes familjarëve, miqve dhe kolegëve, gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Florjan Kalaja ka përuruar botimin e fundit “Lirimi me kusht”.

Përmes këtij libri synohet të kombinohet realizimi sa më i mirë i qëllimit të sanksionit penal, lufta efektive kundër kriminalitetit dhe riedukimi i të dënuarit, me humanizmin e nevojën e rikthimit të menjëhershëm pranë familjes e shoqërisë.

Monografia trajton në mënyrë të detajuar e analizon me vështrim kritik modelin e dënimit me burgim të përjetshëm të pandryshueshëm në legjislacionin shqiptar.

Ndër faqe, gjyqtari jep mendimin e tij për të ndryshuar ligjin, konceptimin dhe jurisprudencën e gjykatave në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco