Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

VIDEO-SYRI TV/ 2022, viti dramatik për fermerët shqiptarë

VIDEO-SYRI TV/ 2022, viti dramatik për fermerët shqiptarë

19:59, 02/01/2023
A+ Aa A-

Ky vit mund të cilësohet dramatik për fermerët!

Këto janë disa nga zërat, që syri televizion ka transmetuar gjatë vitit, ku fermerët dhe bujq në të gjithë vendin, kanë dëshmuar sesi puna e tyre ka shkuar dëm.

Mungesa e tregut, mungesa e sbuvencioneve, shtrenjtimi i imputeve bujqësore, braktisja deri në tallje nga shteti, apo dhe një problem tjetër që ka ndodhur për shkak të shpopullimit, mungesa e fuqisë punëtore, ka detyruar mijëra fermerë në vend të braktisin bujqësinë.

Fermerët në Korçë prenë pemtoret e mollëve, qershive, fermerët e myzeqesë hodhën në kanal tonelata me perime. Fermerët e vajit të ulliri kanë stok tonelata me vaj, fermerët e gjelave të detit nuk shitën dot gjela, pasi çmimet u rritë ndërsa konsumtarorët u varfëruan.

Eksperti i bujqësisë, njëherazi kryetar i sindikatës së Fermerëve, që tashmë kandidon për kryetar bashkie në bashkinë më bujqësore në Lushnje,

Eduard Sharka, tregon se shkak i kësaj situate është shteti.

Sharka tregon se shembujt e suksesit për mbështetjen e fermerëve janë të shumtë. Për këtë mjafton të shohësh vendet e rajonit, të cilat kanë rritur subvencionet për fermerët.

Pasojat për fermerët do të jenë të mëdha. Eksperti Eduard Sharka ngre alarmin, se nëse shteti vijon me politika armiqësore ndaj fermerëve, Shqipëria rrezikon të dështojë një nga sektorët që jep 20 përqind të prodhimit të brendshmë bruto.

Vetë fermerët nga ana tjetër, kanë dëshmuar ditë pas dite, rast pas rasti, se shteti po ndjek rrugën e gabuar ndaj bujqësisë. Dhe nëse vijojnë kështu, fermerët thonë se rruga e vetme është largimi në emgirim.

Shqipëria është vendi që jep më pak mështetje me subvencione ndaj fermerëve në rajon. Madje më pak se dhe Kosova, vendi më i ri dhe me buxhetin më të vogël në rajon, por që fermerët i subvencion gati dyfish më shumë se vendi ynë. Në të tilla kushte, 2023, duke një vit edhe më i zymtë për bujqit shqiptarë, të cilët, duket se do të shtojnë numrat e azilkërkuesve në vendet e bashkimit europian…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco