Mësuesit s’do marrin shpërblim/ Sindikalistët: Mësuesit nuk kanë marrë as kompensimin e transportit

Mësuesit s’do marrin shpërblim/ Sindikalistët: Mësuesit nuk kanë marrë as kompensimin e transportit

22:48, 22/12/2022
A+ Aa A-

Për të dhjetin vit radhazi stafet pedagogjike nuk do të marrin shpërblimin e festave  dhe shpresat i kanë të pakta për vlerësimin financiar të punës së tyre.

“Pse nuk ka shpërblim? Sepse nuk ka buxhet! Nuk mjafton as për rroga të kënaqshme, as për kushte të mira pune.  Çfarë shpërblimi? Kur mësuesit në disa zyra vendore arsimore nuk kanë marr ende lekët e transportit!” është shprehur zv presidenti i Sindikatës së Pavarur të arsimit Isa Halilaj.

Ndryshe nga mësuesit që ndihen të pamotivuar  ekonomikisht dhe në vështirësi për të përballuar jetesën që sa vjen e shtrenjtohet, ministrja e arsimit Evis Kushi shqetësohet për ta që nuk vlerësohen mjaftueshëm nga shoqëria.

“Sa shumë pret shoqëria prej jush, ne nuk mundemi dot asnjëherë t’jua shpërblejmë këtë kontribut. Këtu nuk e kam fjalën për shpërblim monetar, më shumë e kam fjalën për mirënjohjen publike”.-tha Evis Kushi.

Sindikata e Pavarur e arsimit mendon se figura e mësuesit do të ketë respektin që meriton, nëse shikohet si prioritet nga qeveria.

"Mësuesit janë me kredi, me qira, kanë probleme ekonomike dhe nuk shpërblehen për punën e tyre, mjafton t’ju jap një shembull konkret. Gjatë pandemisë ata nuk u rimbursuan për internetin që punuan në kushte të vështira edhe kur ishin vetë të sëmurë”

Isa Halilaj, shprehet se kërkesat e tyre të vazhdueshme për shpërblimin financiar të mësuesve kanë rënë në vesh të shurdhër dhe nuk janë marr parasysh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco