Gent Pjetri i birësuar, rrëfimi ekskluziv në Kafe Shqeto

14:47, 22/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në  Syri.Tv  ishte komediani Uljad Bërdica që po bën bujë me humorin e tij në Tiranë.

Në një rrëfim të shkurtër mbi jetën e tij dhe zhanerin e ri të komedisë ‘Stend-Up Comedy’ Uljadi tregoi se këtë zhanër e ushtron një hapësirë të mrekullueshme e cila quhet ‘Corner Comedy Club’.

Ndër të tjera Uljadi foli dhe për jetën e tij ku u shpreh se ai është i birësuar nga një familje në Shkodër dhe se prindërit biologjik nuk i njeh, por krahas këtij rrëfimi ndërhyri dhe Gentian Pjetri, Doktorri, duke thënë se edhe ai kishte një histori të njëjtë si Uljadi.

Po për Gentin nuk ka rëndësi se cilët janë prindërit biologjik por të vetmit prindër të vërtetë janë ata që na kanë rritur.

Gentian Pjetri u shpreh në emision se :

"Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre. Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publike këtë rrëfim."

Uljad Bërdica tregoi se për momentin jeta e tij është mes Tiranës dhe Anglisë ku dhe për momentin po studion doktoraturën  për inxhinieri.

"Unë jam emigrant dhe qëndroj në Angli ku po edhe studioj dhe bëj doktoraturën për inxhinieri.

Këtu kam një hapësirë të mrekullueshme e cila quhet ‘Corner Comedy Club’ ku unë bëj komedinë time. Politika është tema për të bërë më shumë komedi pasi në vetvete komedia është shumë e vështirë." / Eraldo Stafuka, Syri.Net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco