VIDEO/ Bashkia kërkon t'u marrë ujin, banorët në protestë: S'do i lejojmë. Më mirë të na marrin shpirtin!

16:43, 10/12/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Kërcisht në Maqellarë janë përplasur me Policinë dhe përfaqësuesit e Bashkisë pasi në burimin e fshatit të tyre, kërkojnë tua marrin dhe ta përdorin për të furnizuar zonat e tjera.

Banorët kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar mjetet e bashkisë për të shkuar pranë burimit të fshatit, duke deklaruar se ai burim është e vetmja mundësi për ujin e pijshëm dhe për përdorimin për të mbjellat e tyre.

“Kanë ujë tjetërkund, edhe më shumë se këtu dhe nuk shfrytëzohet fare. Jemi të gjithë që presim për ujin dhe vetëm na mashtrojnë sepse  nuk ka ujë. Do ngelemi pa ujë të pijshëm prap. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që uji në  fshatin Këricisht", shprehen qytetarët.

Më mirë të na marrin shpirtin sesa, sikur na e kanë marrë ka 30 vjet, sesa të na marrin ujin. Do vdesim këtu do të bëhemi kufoma dhe ujin pa e marr nuk ikim. Me na e mar ujin, na kanë marr shpirtin. Çna duhet jeta pa ujë?!”

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Maqellarës Rahim Spahiu deklaron se e gjithë zona është pa ujë dhe ky burim do të përdoret për të ti dërguar ujë banorëve në shtëpitë e tyre.

Menjëherë pas kësaj deklarate të kryebashkiakut, banorët kanë filluar të konfrontohen edhe fizikisht.

Pas insistimit të banorëve për të mos lejuar ndërhyrjen e bashkisë, firma që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve ka tërhequr makinerit.

Ndërkohë bashkia tashmë do të zhvillojë bisedime me banorët e fshatit Kërcisht e Epërme për të arritur një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco