Moti i keq godet vendin, shtrëngata shiu, rrufe dhe dallgë të larta

Moti i keq godet vendin, shtrëngata shiu, rrufe dhe dallgë të larta

14:07, 10/12/2022
A+ Aa A-

Vendi është përfshirë nga reshje shiu në zona të ndryshme të tij, ndërsa me kalimin e orëve gjatë ditës së sotme dhe të dielës pritet intensifikim i tyre.

Zonat më të prekura pritet të jenë ato të veri-perëndimit si edhe jugu ku parashikohen reshje të dendura.

Specifikisht, zona mbi Shkodër dhe përreth Lezhës pritet të përballen me reshje shiu deri në 30mm gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që në Vlorë është ndërprerë lundrimi për mjetet lundruese të vogla që duan të dalin jashtë Gjirit të Vlorës.

Reshje të dendura shiu pritet të ketë edhe në zonën mes Vlorës dhe Tepelenës, përfshi Gjirokastrën e Përmetin.

Reshjet në këtë territor do të fillojnë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme deri paraditen e nesërme.

Pritet që deti të ketë një fortë 6-8 me dallgë që arrijnë deri në 3 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco