KAFE SHQETO/ Shqiptarët në 'top-listwn' e aborteve selektive në botë

12:48, 09/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto ishte doktori Shkëlqim Balili, ku u diskutua problemi i aborteve selektive për shkak të gjinisë së foshnjës.

Bilali dha edhe disa kushte që çiftet kanë shance të lindin djalë.

"Aborti është një veprim invazim shumë i rrezikshëm për jetën  e gruas, por kemi dhe aborte medikale që janë në funksion të shpëtimit të jetës së nënës.

Nga ana fiziologjike dhe ana shëndetësore një grua që ka një cikël menstrual dhe ky cikël ditën e 14 kurorëzohet me ngjizjen ose formimin e shtatzanisë kjo do të thotë një mrekulli dhe dhurata më e madhe që zoti i jep një njeriut.

Kjo ndërhyrje brutale jep dëmtime invazim të organizmit dhe nuk ka asnjë koncept që aborti të jetë i shëndetshëm.

Abortet duhet të jenë shumë të radha sepse ndërhyrja nga mjeku është shumë i dëmshëm për nënat, sidomos kur bëhen për shkak te seksit të foshnjës, pasinë Shqipëri duan djal më shumë e çifteve.

Ne si komb kemi pasur një mendësi dhe mentalitet nga familje patriarkale dhe kjo familje ka pasur një baba që për ata ishte zoti dhe merret vendime për fëmijët e tij, ndërsa gruaja shoku i jetës së tijë qante dhe nuk i dilte dot përballë.

Ne jemi të kushtet të një shoqërie sociale por akoma tek ne ekzistojnë mendësi të tille dhe ne gradualisht do të kalojmë në shoqëri të avancuara.

Kam pasur rate që kërkonin abort selektiv ku kërkoni që të abortonin sepse kishte nëna vajzë dhe ata zgjidhnin abortin që ta hiqnin.

Gruaja është e predispozuar që të lindi femra por që të lindin djem është në dorë të mashkullit dhe që të arrihet kjo nuk ka nevojë për medikamente. Një nga këto kushte është që nëse je i ri je më i predispozuar që të lindi djalë, gjaku ndërrohet një herë në katër vite dhe nëse je në fillimin pas ndërrimit të gjakut ka shance që të lindi djalë fëmija."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco