SYRI TV/ Gjinekologu: Ju tregoj si bëhen djemtë, fajin e kanë meshkujt

11:31, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, ishte i ftuar në KAFE SHQETO sot për të folur për një problem shqetësues, atë të aborteve selektive.

Balili tha se në shoqërinë shqiptare, gjithmonë ka pasur gëzim kur lindnin meshkuj. Por sipas tij, fajin për lindjen e vajzave nuk e kanë gratë.

“Në shtëpitë shqiptare ku lindte djali, kishte festë, ndërsa kur lindte vajza, kishte dëshpërim me të padrejtë dhe ndëshkohej gruaja. Quhej gruaja fajtore. Kur dihet një gjë, që gruaja është e predispozuar për të lindur femrat. Direksionin e seksit e jep vetëm mashkulli. E vetmja mundësi për të bërë djalë është vetëm mashkulli,” tha ai.

Sipas mjekut, ekziston mundësia që të projektosh lindjen e një mashkulli.

“Të kesh një djalë, mundësia ekziston, jo me forma mjekësore. Ka mundësi, ka tabela, ka edhe mënyra,” tha ai.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco