Në fundjavë, reshje të dendura dhe stuhi

Në fundjavë, reshje të dendura dhe stuhi

08:05, 09/12/2022
A+ Aa A-

Rrymat ajrore të paqëndrueshme po avancojnë drejt mesdheut ku gjatë fundjavës do të përfshijnë vendin tonë ku priten rreshje intesive dhe stuhi .

E premte, 9 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të lokalkizuara në zonën veriperëndimore .  Zona e ulët dhe juglindja do të jetë me e qëndrueshme. Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/14°C
Zona e ulët         8/23°C
Zona bregdetare 12/21°C

Kosova, e premte, 9 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 11°C -15°C .

E shtunë, 10 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim dhe jugperëndim.  Era do të jetë me drjetim Jug  - Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/12°C
Zona e ulët         8/19°C
Zona bregdetare 12/20°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco