Kurohet prej dy muajsh në spital, familja kërkon ndihmë financiare për 27 vjeçarin nga Tirana

Kurohet prej dy muajsh në spital, familja kërkon ndihmë financiare për 27 vjeçarin nga Tirana

10:45, 08/12/2022
A+ Aa A-

Klajdi Aga, një 27 vjeçar nga Tirana prej më shumë se dy muajsh po lufton me sëmundjen e leuçemisë. Miqtë e tij kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, pasi familja nuk e përballon dot financiarisht kurën.

Riza Elezi njofton se Klajdi ndodhet prej dy muajsh i shtruar në spital në Angli, me familjarët që kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kontribuuar sadopak për të shpëtuar jetën e djalit të tyre pasi kurimi shkon 80, 000 $ dhe ata nuk kanë mundësi.

Nisma është hapur në faqen e dhurimeve “gofundme” prej një dite dhe deri tani 72 persona kanë dhuruar mbi 4, 773 dollarë. Nëse doni të dhuroni para për të kontribuuar për kurimin e të riut nga Tirana , “KLIKO KËTU”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco