Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Moti sot në Shqipëri dhe në rajon

Moti sot në Shqipëri dhe në rajon

07:00, 08/12/2022
A+ Aa A-

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që vranësiat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta, njofton Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore në një pjesë të mirë të saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe herë pas here priten edhe rrebeshe. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa pjesërisht Europa Qëndrore dhe ajo Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime, të cilat do të gjenerojnë rreshje të pakta shiu kryesisht në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga moti i  qëndrueshëm. Paraditja në MV do të sjelli alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtoj vranësirat në vend duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në zonat perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco