SYRI TV/ Korçë, dyfishohet bileta brenda qarkut, pensionistët: Për ne, e papërballueshme

12:23, 07/12/2022
A+ Aa A-

Banorët e rajonit Juglindor, prej kohësh janë duke paguar dyfishin e biletës së autobusve, për të udhëtuar nga Korça në drejtim të qyteteve apo zonave rurale të brenda këtij qarku. Disa nga agjencitë e transportit të udhëtarëve kanë rritur biletat deri në dyfishim të çmimit, ndërsa për qytetarët ky shtrenjtim është kosto shtesë në buxhetet familjare.

Syri tv

Prej javësh, dhjetëra linja të transportit ndërqytetas në Korçë, kanë rritur çmimin e biletave për udhëtarët.  Shkak i rritjes së çmimit të biletave të transportit të udhëtarëve, është bërë shtrenjtimi i karburantit.

Qytetarët e Korçës, të cilët udhëtojnë nga zonat rurale drejt Korçës apo anasjelltas, shprehen se çmimet janë bërë të papërballueshme.

Pensionistët janë më të prekur nga shtrenjtimi i biletës.

Sipas të dhënave, pothuajse të gjitha linjat ndërqytetase të bashkisë Korçë me bashkitë e tjera të qarkut, kanë pasur rritje deri në dyfishim të biletës. Ndërkohë, rritje kanë pasur dhe linjat nga Korça në drejtim të zonave rurale, kosto të cilat kanë rënduar jo pak qytetarët. Rritje me deri në 100 lekë më shumë, kanë pasur dhe biletat e autobusve nga Korça në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të tjera.

BILETAT E TRANSPORTIT NDERQYTETAS NE KORÇE

                                                             ISHTE                                    ËSHTË BËRË

Linja Korçë-Bilisht                          100 lEKË                               200 LEKË

LINJA KORÇË-POGRADEC          150 LEKË                               250 LEKË

LINJA KORÇË-KOLONJË              250 LEKË                               300 LEKË

LINJA KORÇË-MALIQ                     30 LEKË                                50 LEKË

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco