FOTO/ Moti i javës që vjen, ditë me vranësira, por edhe me shtrëngata shiu

FOTO/ Moti i javës që vjen, ditë me vranësira, por edhe me shtrëngata shiu

16:15, 04/12/2022
A+ Aa A-

Javën që vjen, moti pritet të jetë i qëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se, do të ketë ditë me vranësira, por edhe shtrëngata shiu.

Më poshtë, parashikimi i motit për javën që vjen:

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Reshjet e shiut do të jenë më tepër prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe veçanërisht  zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco