SYRI TV/ Peticion për një gjuhë shqipe të përbashkët, Shllaku: Gegërishtja pas dere, a thua jemi të njerkës

17:10, 03/12/2022
A+ Aa A-

Dashmirës të gegnishtes, shkrimtarë, studiues e njohës të mirë të letrave shqipe pa i përkitur kësaj fushe kanë nënshkruar një peticion juridik, hartuar nga Blerta Kraja me kërkesë themelore për krijimin e një komisioni ndërshtetëror, me ekspertë  gjuhëtar, letrarë, mësues, gazetarë e intelektualë “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, për hartimin e rregullave të reja.

Kërkesa që i drejtohet autoriteteve të Shqipërisë , Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sipas shkrimtarëve Primo Shllaku e Migjen Kelmendi  ngrihet mbi bazën e një shqipe të njëjësuar, ndaj ata evidentuan problemet më të qenësishme sot.

Në një kohë kur kufijtë janë thjesht virtualë është e udhës sipas gegëdashësve ngritja e rregullave në një tjetër nivel , që gegnishtja  të jetë sa më afër përdoruesve të saj e të përballojë rrjedhën e viteve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco