Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Njoftimi i ARSH: Në orën 22:00-23:00 devijohet sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës në segmentin e vjetër

Njoftimi i ARSH: Në orën 22:00-23:00 devijohet sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës në segmentin e vjetër

12:24, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u shemb e gjithë struktura metalike e një mbikalimi për këmbësorët pranë Sukthit, në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak u bë humbja e kontrollit të shoferit të një kamioni, i cili përfundoi duke u përplasur fort me të. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim në Facebook, ku njofton se do ndërtohet një mbikalim i ri dhe se sot në orën 22:00-23:00 do bëhet montimi i elementit horizontal.  ARSH njofton se rruga në të dyja senset do bllokohet për 1 orë kështu, që lëvizja e mjeteve duhet të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

“Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

-Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

-Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

-Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

-Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

-Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks”, shkruhet në postimin e bërë nga ARSH në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco