SYRI TV/ ‘Lëngon’ Lungomare e Vlorës, investimi kushtoi 15.5 mln euro

13:02, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kushtoi plot 15.5 milionë euro, por Lungomare në Vlorë ka nisur të degradohet pesë vjet pasi përfundoi së ndërtuari. Më të dëmtuarit janë stolat inteligjentë, të cilët kushtuan jo pak, por tani jo vetëm që janë jashtë funksionit por janë shkatërruar totalisht

SYRI TV

Lungomarja e Vlorës është një nga investimet publike më të kushtueshme të Rilindjes Urbane në këtë qytet, me plot 15.5 milionë euro. Por, pesë vjet pasi u hodhën miliona euro, ky investim publik po shkon drejt degradimit.

Siç shihet nga pamjet, të ashtuquajurit stola inteligjentë, jo vetëm që janë jashtë funksionit, por janë shkatërruar totalisht.

Në Lungomare janë thyer dhe pemë, telat përcjellës të sistemit të ndriçimit janë kthyer në rrezik për jetën e kalimtarëve.

Për banorët, ky investim nuk ka qenë cilësor, ndërsa ata ngrenë shqetësim faktin se as qeveria dhe as bashkia, nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e këtij investimi, që i ka kushtuar jo pak xhepave të qytetarëve.

Lungomare, pas investimit, është nën juridiksionin e Bashkisë së Vlorës, ndërsa në të sheh se dëmtimet përfshijnë edhe lulishtet, këndet e lojërave apo dhe fushat sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco