Vorbulla ciklonike në Mesdhe sjell shira në jug dhe borë në juglindje

Vorbulla ciklonike në Mesdhe sjell shira në jug dhe borë në juglindje

07:06, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një vorbull ciklonike e krijuar në Mesdhe do të prekë tangent edhe vendin tonë, ku priten reshje shiu dhe bore në jug dhe jug-lindje të vendit tonë duke përmbyllur stinën e vjeshtës.

E mërkurë, 30 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu dhe reshje bore në  Juglindje dhe verilindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/7°C
Zona e ulët         5/16°C
Zona bregdetare 9/16°C

Kosova, e mërkurë, 30 nëntor 2022

Moti do të jetë me  vranësira reshje shiu dhe bore të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 6°C -7°C .

E enjte, 1 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu dhe bore të pakta në Juglindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       4/8°C
Zona e ulët         6/16°C
Zona bregdetare 10/17°C. Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco