Ndihmoi shqiptarët në '91/ Komuniteti shqiptar në Bolonja kontribut humanitar ndaj kardinalit Zuppi

Ndihmoi shqiptarët në '91/ Komuniteti shqiptar në Bolonja kontribut humanitar ndaj kardinalit Zuppi

19:27, 29/11/2022
A+ Aa A-

110-vjetori i Pavarësisë së Shtetit shqiptar, është festuar në një mënyrë krejt të veçantë në Bolonja të Italisë, ku komuniteti shqiptar në këtë rajon, ai arbëresh, së bashku me autoritetet vendase, u bënë bashkë në një ceremoni  festive, ku morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar italian, përfaqësues të lartë të Vatikanit, drejtuesit më të lartë lokal dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë ditë të shënuar, u inaugurua rruga që lidhëse me Villën “Palavicini”, qendër humanitare komunitare. Ky investim është i komunitetit shqiptar në Bolonja, i përfaqësuar nga shoqata shqiptare “Korabi”.

Investimi i rëndësishëm, si në vlerë materiale, ashtu edhe në simbolikën e çmuar, vjen si shenjë mirënjohjeje e shqiptarëve që jetojnë në këtë kryeqendër të vendit fqinj, ndaj kontributit të hershëm dhe të vazhdueshëm të Kardinalit ZZupi për shqiptarët që zbarkuan në jugun e Italisë, pas rënies së murit të diktaturës. Në këtë qendër gjejnë mbështetje mijëra persona në nevojë, mes tyre dhe shumë shqiptarë. 

Rruga e rikonstruktuar falë investimit të shqiptarëve, ka të gdhendur në të, shqiponjën dykrenare, portretet e figurave embleme të shqiptarëve si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, apo edhe të Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, pamjen e anijes Vlora, si memorial i vuajtjes së shqiptarëve, por edhe i mikpritjes së fqinjëve në anën tjetër të Adriatikut.   

Drejtuesi e shoqatës Korabi Astrit Poti, në emër të komunitetit shqiptar të pas 90-ës dhe atij arbëresh  foli për rëndësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe mikpritjen që u është bërë emigrantëve në këto 3 dekada, ndërsa zyrtarët italianë vlerësuan integrimin e shqiptarëve në thuajse çdo nivel përfaqësimi. 

Në ceremoni mori pjesë zv.ministri italian i Infrastrukturës, Galeazzo Bignami, presidenti i rajonit të Emilia Romania, Stefano Bonaccini, vet miku i shqiptarëve, kardinali ZZupi, presidenti I fondacionit “Gesu Divino”, Don Massimos Vacchetti dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Thuajse të gjitha mediat italiane e pasqyruan këtë aktivitet që ushqen raportet shumë të mira mes dy popujve dhe dy shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco