Pse dy data për Festën e Pavarësisë?/ Flet historiania Nevila Nika

Pse dy data për Festën e Pavarësisë?/ Flet historiania Nevila Nika

13:04, 28/11/2022
A+ Aa A-

Sot, në ditën e festës kombëtare të pavarësisë redaksia ‘Kafe Shqeto’ zhvilloi një bisedë me historianen e njohur Nevila Nikën për të shuar kureshtjen e datave dhe pse egzsiton akoma përpjekja për monopolizimin e datës 19 nëntor.

"Këto dy data të cilat përkojnë njëra në 1912 dhe tjetra në 1944 , nëntor i mbushur me data, janë të dyja plot vlera të padiskutueshme dhe nuk e besoj se ka njeri që mohon njërën apo tjetrën apo t’i ulë ato. Nëse do vihen në një peshore nuk është e drejtë, ka tjetër lloj vlere 28 e Vlorës dhe krejt ndryshe 29-ta çlirimi, dita kur për shqiptarët mbaroi lufta e Dytë Botërore, pra nga pushtimi italian tek ai gjerman dhe më në fund të lirë.

Janë dy ngjarje që shënojnë historinë tonë dhe për të dyja këto, pavarësisht debateve profesionale  është i pranueshëm por kur bëhen kundërshtime të futura në llogore partiake kjo pastaj nuk sjell diçka dhe nuk është produktive. Kështu që rëndsia historike e të dyja datave... nga një heqje qafe tek një zgjedhje katër shekuj e pak të pushtimit osman në një periudhë lirie", u shpreh Nika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco