Zhvillohet maratona e pavarësisë Shkodër-Ulqin

Zhvillohet maratona e pavarësisë Shkodër-Ulqin

12:47, 28/11/2022
A+ Aa A-

Maratona e Pavarësisë, Shkodër-Ulqin, është një tjetër aktivitet që i është bashkangjitur festimeve me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kjo maratonë e nisur që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ka vijuar të zhvillohet rregullisht me përjashtim të viteve të pandemisë.

E nisur nga bashkia e Shkodrës, maratona e pavarësisë ka mbledhur mbi 25 vrapues. E veçanta e këtij viti është fakti që kjo maratonë ka regjistruar edhe pjesëmarrëset e para femra.

Maratona e Pavarësisë Shkodër-Ulqin rreth 42 kilometra tashmë është kthyer në një event të përvitshëm më 28 nëntor, duke shtuar nga viti në vit edhe numrin e pjesëmarrësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco