Java nis me diell dhe temperatura të ulëta, reshje bore në juglindje

Java nis me diell dhe temperatura të ulëta, reshje bore në juglindje

07:07, 28/11/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale të cilat do të sjellin përmirësim të motit por rënie të temperaturave në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 28 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore,  dhe vranësira  mesatare deri të dendura dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje në mëngjes.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -1/7°C
Zona e ulët         0/14°C
Zona bregdetare 5/13°C

Kosova, e hënë  data 28 nëntor 2022

Moti do të jetë me  vranësira dhe reshje bore . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C -6°C .

E martë, data 29 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura .  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -2/10°C
Zona e ulët         0/15°C
Zona bregdetare 7/14°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco