Parashikimi i motit për ditën e diel, 27 nëntor 2022

Parashikimi i motit për ditën e diel, 27 nëntor 2022

22:00, 26/11/2022
A+ Aa A-

Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën. 

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri.

Në relievet malore reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco