Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Cikloni në Mesdhe sjell shira dhe borë edhe në vendin tonë

Cikloni në Mesdhe sjell shira dhe borë edhe në vendin tonë

07:08, 26/11/2022
A+ Aa A-

Një ciklon do të aktivizohet në Mesdheun qëndor ku pritet të japë impakt edhe në vendin tonë gjatë ditës së diel duke sjellë reshje bore dhe dhe intesifikim të erës duke krijuar stuhi.

E shtunë, 26 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      0/10°C
Zona e ulët         0/16°C
Zona bregdetare 7/16°C

Kosova, e shtunë, 26 nëntor 2022

Moti do të jetë me mjegull të ngrirë kthjellime dhe vranësira  . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 7°C -9°C .

E diel, 27 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       1/7°C
Zona e ulët         3/14°C
Zona bregdetare 9/13°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco