Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VIDEO/ ‘Gjama e burrave’, kështu u përcollën për në banesën e fundit, babë e bir që vdiqën nga uji

VIDEO/ ‘Gjama e burrave’, kështu u përcollën për në banesën e fundit, babë e bir që vdiqën nga uji

18:34, 25/11/2022
A+ Aa A-

Rikthehet ‘Gjama e Burrave’.

Atë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj që vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër janë përcjellë për në banesat sipas traditës malësore të Shqipërisë.

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.

Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vite më parë.

Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar ‘zakon prapanik’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco