Sot diell, në fundjavë shi dhe borë në verilindje

Sot diell, në fundjavë shi dhe borë në verilindje

07:09, 25/11/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik, duke sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E premte, data 25 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare edhe prani të mjegullës.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/12°C
Zona e ulët         4/16°C
Zona bregdetare 9/17°C

Kosova, e premte data 25 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe, vranësira  . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 8°C -11°C .

E shtunë, data 26 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       1/10°C
Zona e ulët         3/16°C
Zona bregdetare 8/16°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco