Moti merr kthesë ditën e premte, temperaturat shkojnë nën zero

Moti merr kthesë ditën e premte, temperaturat shkojnë nën zero

17:07, 24/11/2022
A+ Aa A-

Për ditën e premte parashikohet që temperaturat do të pësojnë një ulje nën 0 °C në disa zona të Shqipërisë. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të karakterit të çrregullt. Sipas SHMU era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet në orët e para të ditës. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore -1 deri 12°C                                                                                 

në zonat e ulta 4 deri 17°C                                                                                                                                                                     

në zona bregdetare 6 deri 19°C

Gjatë kësaj jave moti është shoqëruar me reshje intensive shiu në disa zona te vendit, duke shkaktuar përmbytje masive. Në portet detare është anuluar lundrimi i varkave dhe anijeve të peshkimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco