Alarmi/ Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës: Mbani fëmijët larg këtij filmi, u mëson si të..

Alarmi/ Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës: Mbani fëmijët larg këtij filmi, u mëson si të..

12:41, 24/11/2022
A+ Aa A-

STOP!

Prindёr dhe edukatorё tё nderuar!

Filmi "Strange World", i pёrkthyer nё shqip si “Botё e Mrekullueshme”, ka pёrmbajtje tё papёrshtatshme pёr t'u ndjekur nga fёmijёt.

Ky film u mёson fёmijёve qё tё jesh gay ёshtё normale, mbasi ka nё pёrmbajtje fabulёn e dy djemve adoleshentё, qё ndёrsa kёrkojnё tё shpёtojnё planetin, bien nё dashuri me njёri-tjetrin. Ju keni tё drejtё tё informoheni pёrpara se tё zgjidhni tё ҫoni fёmijёt pёr tё parё njё film nё kinema. Mungesa e informacionit ёshtё njё armё qё po pёrdoret pёr njё ndikim negativ pёr shёndetin mendor tё fёmijёve. 

Mos lejoni tjetёrsimin e modeleve dhe heronjve, pёr tё cilёt fёmijёt tanё ёndёrrojnё. Misioni i kinemasё ёshtё edukimi dhe argёtimi dhe jo drejtimi nё shtigje tё errёta i audiencёs. Ёshtё detyra jonё dhe e institucioneve shtetёrore dhe private, edukuese dhe argёtuese, t’i mbrojmё fёmijёt nga çdo ndikim qё i cёnon ata.

Mbrojmё Jetёn!

Mbrojmё Familjen!

Mbrojmё FЁMIJЁT!

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetёs” u mbledh ditën e sotme në një miniprotestë për të informuar prindërit e fëmijëve rreth tematikës që ky film ofron për publikun.

“Faleminderit qe keni ardhur sot këtu pasi ne si përfaqësues të koalicionit pro familjes dhe prindërimit kemi dal në reagim sot pasi shfaqet filmi gay me përmbajtje seksuale për fëmijë me moshë të vegjël. Meqënëse shumica e prindërëve nuk janë të mirë informuar ne dolëm në një deklaratë për të informuar prindërit rreth kësaj situate, megjithëse në fund secili nga ata bën zgjidhjen e vet,”-kanë thënë ata.

Më tepër ndiqni linkun më poshtë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco