Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Fondet e BE-së shkojnë për oligarkët dhe firmat fantazmë

Fermeri proteston i vetëm para Kuvendit: Fondet e BE-së shkojnë për oligarkët dhe firmat fantazmë

11:01, 24/11/2022
A+ Aa A-

Fermeri kërkon drejtësi nga Kuvendi dhe SPAK”- me këtë pankartë në duar proteston sot para Kuvendit të Shqipërisë një fermer.

Edhe pse i vetëm në protestë, ai kërkon drejtësi për të gjithë fermerët, pasi sipas tij janë bërë abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, këto fonde duhet të ndërpriten pasi nuk i shërbejnë fermerëve, por vetëm oligarkëve dhe firmave fantazmë.

Ai shprehet se ka në pronësi 10 hektarë tokë dhe është shpallur fitues i fondeve, por nuk i është aprovuar.

“Unë kërkoj drejtësi për të gjithë fermerët për abuzimet që janë bërë nga fondet e Bashkimit Europian. Miliona euro shkuan për oligarkë, firma fantazma, që me firmën e ministres Frida janë abuzuar me miliona lekë. Unë fermer me 10 hektarë tokë, u shpalla fitues dhe nuk e aprovoj dot. Kërkoj nga BE që këto fonde që jepen falas këtu në Shqipërim, të ndërpriten. Këto para falas merren vetëm për oligarkët.”- është shprehur fermeri para Kuvendit, ndërkohë që brenda godinës po mbahet seancë plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco