Baba Mondi: Roli i bektashizmit në pavarësinë e Shqipërisë është i madh, luftuan për vlerat europiane

22:29, 23/11/2022
A+ Aa A-

"Të rinjtë të mos largohen nga vendi", kjo është thirrja e kryegjyshit botëror të bektashinjve, baba Mondi, gjatë një konference mbi rolin e bektazhizmit në pavarësinë e Shqipërisë.

Ndërkohë, kreu i Muzeut Kombëtar vlerësoi rolin e këtij sekti fetar në historinë shqiptare.

Në prag të 110 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, në kryegjyshatën botërore të bektashinjve është mbajtur një konferencë me temë “Bektashizmi dhe Pavarësia”. 

Kryegjyshi baba Mondi i bëri thirrje shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre.

Kreu i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi, u shpreh se urdhëri bektashi ka një kontribut të madh në historinë e Shqipërisë.

Në këtë konferencë, ishin të pranishëm edhe krerë të komuniteteve të tjera fetare, studiues dhe historianë, të cilët ndanë mesazhe atdhedashurie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco