Kapiti mbi mungesën e subvencionimit të karburantit: Kemi një muaj e gjysmë që nuk dalim në det, nafta gjithmonë problem

Kapiti mbi mungesën e subvencionimit të karburantit: Kemi një muaj e gjysmë që nuk dalim në det, nafta gjithmonë problem

12:59, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka ngritur një tjetër bord, për kontrollin e çmimin e karburaneteve,  këtë herë, me fokus çmimin e naftës për peshkatarët. 

Gjatë takimit në portin e Durrësit, Rama njoftoi se qeveria dhe ministria e bujqësisë, do të vendosin një çmim tavan për naftën e peshkatarërve dhe të gjithë do ta përfitojnë karburantin me të njëtin çmim.

Kryeministri paralajmëroi se në rast abuzimi nga furnitorët, do të ketë sekuestrim të depozitave të naftës.

Në fakt ajo që del në pah pas këtij takimi është gënjeshtra e rradhës për peshkatarët nga qeveria, pasi këta të fundit kanë një muaj që nuk dalin për peshkim për shkak të mungesës së subvencionimit të karburantit.

Kreu i Sindikatës, Klodian Kapiti tregon se peshkatarët kërkojnë të kenë një përfaqësues në Bordin e Transparencës dhe shtuar kësaj ata kanë mbi një muaj që nuk dalin dot për peshkim për shkak të mungesës së subvencionit të karburantit. 

Kapiti i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv këtë mëngjes, tregoi më shumë për takimin me kryeministrin dhe theksoi edhe njëherë se nafta është një nga problemet kryesore me të cilin ai është përballuar gjatë plot 23 viteve që ka ushtruar këtë profesion.

“Ne që ka nga viti 2015 e kemi marrë taksën të veshur nga taksat, pra e kemi marrë me çmim burse dhe nga ky vit deri në 2018 gjetem një stabilitet në punë. Më pas filluan krizat e njëpasnjëshme siç ishin tërmeti dhe pandemi, dhe këtu filluam me problemet.

Një nga tre profesionet më të vështira në botë është peshkimi, nëse një punëtor normal punon një ditë, ne na quhet 2.5 ditë.

Pas 2018 vazhduan problemet dhe çmimet nuk janë transparente. Që me fillimin e luftës në Ukrainë një nga sektorët që u godit më shumë është dhe peshkimi. Ndërsa përsa i përket vizitës së kryeministrit, ne kemi një muaj e gjysmë pa punë, ne i kemi drejtuar shkresat Minsitrisë së Bujqësisë, Bordit të Monitorimit dhe Kryeministrisë por mesa duket kryeministri nuk është vënë në dijeni për këtë sepse në takimin që patëm atë ditë, ai erdhi për të përuruar fillimin e punimit të baninave të brendshme të peshkimit. Ndërkohë që ishte jashtë dijenie, osë të paktën kështu besojmë ne, se ishte jashtë dijenisë për gjendjen.

Ne duam të marre drejtim kjo gjë. Ne jemi njerëz të vënë drej punës, punojmë dhe me këtë punë mbajmë familjet tona. Ne nuk abuzojmë, nuk rrimë te shkallët e Bashkisë për punë, në respektojmë punën dhe duam vetëm të zbatohet ligji. Unë kam 23 vite në bord, dhe ka 23 vite që aty është problem nafta”, u shpreh Kapiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco