Mot me vranësira dhe temperatura të larta

Mot me vranësira dhe temperatura të larta

07:25, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një zonë e zgjeruar me presion të lartë atmofserik ka përfshirë Europën dhe Mesdhuan duke sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E enjte, 5 tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     6/19°C
Zona e ulët         10/27°C
Zona bregdetare  14/26C

Kosova, e enjte 6 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime vranësira dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje  me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 17°C -21°C .

E premte, 7 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     6/22°C
Zona e ulët         8/29°C
Zona bregdetare  15/27°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco