Mbyllet protesta/ Pedagogët i lënë Ramës afat 17 tetorin: Ndryshe bojkot

Mbyllet protesta/ Pedagogët i lënë Ramës afat 17 tetorin: Ndryshe bojkot

12:14, 05/10/2022
A+ Aa A-

Për rreth 1 orë u mbajt sot protesta e pedagogëve të universiteteve, përballë Universitetit Politeknik në kryeqytetet. Ata pohuan se do të mblidhen në një tjetër protestë më 17 tetor, date kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

Pedagogët refuzuan ofertën e Ramës për rritje page prej 7 përqind.

“Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona. Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në proteste. Të jemi të qartë, Sindikata e Pedagogëve i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi.

“Kryeministri të heqë dorë nga disa investime strategjike e të përqendrohet në investimin ne paga se këto lekë prapë i kthehen atij me taksat e tatimet. Ne do qëndrojmë do vijojmë me ndjekjen e kërkesave tona. Besoj do na mirëkuptojnë studentët, nëse s’kemi përgjigje do e quajmë grevë si të doni ose bojktot të fillimit të vitit të ri akademik duke kërkuar mirëkuptimin e prindërve të studentëve tanë”.

Pedagogët kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një reagim, atëherë do të bojkotojnë procesin mësimor. Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe pedagogë të universiteteve të rretheve, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe ftesës së Sindikatës së Pedagogëve.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS05/10/2022 14:14

VETËM MBAJENI FJALËN AMA, SEPSE RAMA ËSHTË MJESHTËR I PËRÇARJES, INTIMIDIMIT, PRESIONIT DHE TERRORIT FIZIK DHE PSIKOLOGJIK, DHE PO U TËRHOQËT, PO I ULËT STEKAT, PO PRANUAT TEKAT E RAMËS, 4 VJET MUT KENI PËR TË NGRËNË!! Mos u tërhiqni kurrë nga kërkesat tuaja dhe mos pranoni asnjë negociatë korruptive, asnjë pazar nga Rama dhe nga qeveria deri në plotësimin 100% të kërkesave tuaja!!! O SOT, O KURRË!!! O SOT, O KURRË!!!

Shqiptaro-Amerikani05/10/2022 14:00

VETËM MBAJENI FJALËN, SEPSE RAMA ËSHTË MJESHTËR I PËRÇARJES, INTIMIDIMIT, PRESIONIT DHE TERRORIT FIZIK DHE PSIKOLOGJIK!! Kërkesat e pedagogëve, studentëve, arsimtarëve dhe të të gjitha sindikatave dhe shoqatave të punonjësve dhe të administratave buxhetore duhet të jenë maksimaliste dhe jo minimaliste!! Duhet të jenë maksimaliste sepse edhe regjimi i korruptuar i Edvin Ramës ka arritur kulmin, maksimalen në varfërimin e shtresës se mesme dhe të të gjitha shtresave të ulëta të popullsisë deri në kufijtë e mbijetesës!!! Varfëria ka arritur nivelet maksimale prandaj edhe kërkesat duhet të jenë maksimale ndaj qeverisë!! Po qe se kërkesat do të jenë minimaliste, as që keni për të fituar ndonjë gjë, veç zhgënjimit dhe dëshpërimit!!! Është e turpshme dhe ofenduese që shtresa më lartë intelektuale e shqoqërisë të nëpërkëmbet, të injorohet dhe t'i kërkojë lëshoshë, shtresës me delikuente, shtresës më injorante, SHTRESËS M TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHME dhe më ordinere të shoqërisë shqiptare: Politikës dhe Qeverisë!!!! TURP!! TURP!! TURP!! Mos u tërhiqni kurrë nga kërkesat tuaja dhe mos pranoni asnjë negociatë korruptine nga qeveria deri në plotësimin 100% të kërkesave tuaja!!! O SOT, O KURRË!!! O SOT, O KURRË!!!

Shto koment

Denonco