Protestë për rindërtimin/ Banorët: Vjedhje pronash, standard i dyfishtë

10:43, 05/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e 5 pallateve të dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë ditën e sotme.

Protesta po zhvillohet para bashkisë së Durrësit, ku banorët shprehen se ky proces po vijon me standard të dyfishtë.

Një prej banorëve deklaroi se pushteti vendor ka për qëllim që t’i zhvendosë ata në Porto Romano dhe jo në zonën ku kanë pasur banesat.

“Ne jemi banorë të pallatave, që duan të na i marrin pronat tona. Trajtohemi me dy standarde. Na thonë që do na kalojnë në Porto Romano. Ne e kemi pronën këtu, jo në Porto Romano. Nuk ka merr dot njeri pronën. Na kanë thirrur në zyrë na kanë thënë. Nuk duan ta bëjmë rindërtimin këtu po në zonën e tjetër. Kjo është një vjedhje. Na kanë ndërperë dhe bonusin”, tha ai.

Ndërsa një tjetër banore u shpreh: “Pallati jonë nuk ka pasur viktima. Pallati jonë nuk prishur ende. Ne nuk kemi marrë asnjë sqarim deri tani. Në kërkojmë që të prishet dhe ngrihet sërish pallati aty ku është”.

Banorët theksuan se do të vijojnë me protestat, pasi nuk do të lejojnë që t’u grabitet prona e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni05/10/2022 15:28

Me rradhe eshte kjo pune e trajtimit me dy standarte . Kur te vjen rradha ne deren e shtepisë dhe familjes tende , atehere kujtohesh te protestosh . Por nuk duhet te harrosh se faji eshte vota dhe vetem vota .. Medo dhe mbro votën tende .

Shto koment

Denonco