FOTO/ Fundjavë me shi dhe rrebeshe, moti i të shtunës dhe të dielës

FOTO/ Fundjavë me shi dhe rrebeshe, moti i të shtunës dhe të dielës

16:36, 30/09/2022
A+ Aa A-

Fundjava pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, në vend do të ndikojë paqëndrueshmëria të shtunën e deri në mëngjesin e së dielës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Prej mesditës së ditës së diel orë me diell. 

Përgjatë ditës së shtunë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco