Çfarë rreziku i kanoset familjes shqiptare? Përplasen Goxhaj dhe Lekatari, debate të forta në studio

Çfarë rreziku i kanoset familjes shqiptare? Përplasen Goxhaj dhe Lekatari, debate të forta në studio

13:31, 30/09/2022
A+ Aa A-

Një iniciativë e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës së bashku me Rrjetin Avokatëve Shqiptarë, organizuan një tryezë të rrumbullakët me teme mbrojtja e Familjes dhe Lirisë së Fjalës.

I ardhur nga SHBA, avokati në Gjykatën e Lartë dhe Departamentin e Drejtësisë Brent McBurney u ndal të sfidat e avokatëve për mbrojtjen e familjes, ndërsa Pastor Akil Pano te sfidat që shqiptare përballen sot

Mbrojtja e Familjes dhe Lirisë së Fjalës ishte tema që mblodhi në një tyezë të përbashkët avokatë, juristë dhe studentë të drejtësisë.

Themeluesi i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, pastor Akil Pano u ndal të problemet që sot po godasin familjen.

Ndërsa avokati Altin Goxhaj vuri theksin te sfidat e juristëve sot për këtë çështje.

Të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv për të folur më shumë në lidhje me këtë tryezë dhe problematikat  kryesore që has familja shqiptare, ishin Altin Goxhaj avokat dhe Zhaklin Lekatari, aktiviste.

Lekatari e nisi bisedën me një pyetje që zgjoi majft polemika si dhe debatin mes të ftuarve: Pse ajo tryezë nuk kishte gra, si mund të flasim për familje kur në atë tryezë nuk ka gra?

Ndërsa Goxhaj e nisi bisedën me një batutë ku u shpreh “Tani e kuptoj pse unë dhe Zhaklina nuk jemi martuar’. Kjo batutë acaroi aktivisten, e cila ndër të tjera u shpreh se ky është një ‘sulm ndaj saj dhe figurës së femrës’.

Pjesë, shkëputur nga debati:

Lekatari: Kush e pagoi biletën e zotërisë që të vijë nga Amerika këtu?

Goxhaj: Në 10 vitet e fundit për një biletë te vetme që u pagua në qëndrimin tonë konservator, përballë miliarda dollarëve që hidhen nga lëvizja feministe LGBQ.

Flavio Qarri: Lëvzija LGBQ nuk është feministe

Goxhaj: Me kë po flet ti Flavio? Me avokatin Goxhaj...

Lekatari: Ka mundësi të ftoni dikë që ka informacion për temën...?

Goxhaj: Në fillim ka qenë lëvizje feministe, pastaj u bë lëvizje feministe radikale. Dhe sollën një gjë të përbashkët, shkatërrimin e  familjes.

Në atë takim kanë folur më shumë gratë se sa meshkujt.  Nga 14, 6 ishin avokate, dhe në sallë kanë qenë më shumë gra se sa burra.

Lekatari: Nuk duken nga pamjet. E kam nga fakti që jam e pamartuar sepse kështu është, kur je e pamartuar nuk sheh mirë.

Ndërsa pyetjes se çfarë rreziku i kanoset familjes shqiptare, Lekatari ju përgjigj:

Familja shqiptare është sulmuar nga persona të tillë që bëjnë tryeza të rrumbullakëta dhe nuk i respektojnë pjesëtarët e asaj familjeje. Në Shqipëri ka një kod familjar i cili mbron familjen shqiptare.

Familja shqiptare është në krizë të madhe sepse promovon dhunën, promovon dhunën seksuale, pedofilinë, prostitucionin etj. Familja shqiptare ka nevojë të zgjerohet dhe jo të ngushtohet. Dhe jo të vijnë zotërinjtë nga Amerika dhe të flasin për familjet shqiptare se kemi mjaft shqiptarë këtu që e kanë përzemër këtë.

Nuk është problemi të bëjmë tryeza të rrumbullakëta dhe të flasim, por të ndërhyjmë, të kemi aksion, të zhbëjmë problematikat dhe fenomenet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco